Biografia e Artistit
Akil Dashevci, lindi më 23 tetor 2006 në Prishtinë. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën “Naim Frashëri” në vitin 2023 dhe aktualisht ndjek shkollën e mesme “7 Shtatori” në drejtimin Hoteleri dhe Mikpritje.
Që në vitet e hershme të shkollimit, Akili u përball me sfida të veçanta në mësimnxënie, pasi u diagnostikua me disleksi dhe disgrafi. Këto kushte i bënë të vështirë procesin e të lexuarit dhe të shkruarit, por përkushtimi i tij i palëkundur dhe mbështetja nga familja dhe mësuesit ndihmuan Akilin të tejkalojë këto sfida. Ndërsa për të, leximi dhe shkrimi ishin një sfidë, arti u bë gjuha e tij e natyrshme për të shprehur veten. Piktura i ofroi një hapësirë për të ndërtuar vetëbesimin dhe për të gjetur një mënyrë unike për të komunikuar ndjenjat dhe idetë e tij.
“Art is the lie that enables us to realize the truth.”
– Pablo Picasso
Portfolio
Galeria

















Akili- Fuqia, guximi dhe vendosmëria që ndërton histori dhe frymëzon brezat
`