Akil Dashevci është një artist i ri bashkëkohor nga Prishtina, i cili krijon me ndjeshmëri të thellë dhe autenticitet vepra të pasura artistike.
Piktura për të është një formë shprehjeje, një mënyrë për të jetuar, për të kuptuar botën dhe për t’u lidhur me të tjerët në një nivel më të thellë emocional.
Akili gjeti në art një hapësirë të lirë e të pakushtëzuar – një ditar pa shkronja, ku çdo brushë shkruan me ndjenja dhe krijon një gjuhë të re – një alfabet pa fjalë, të shkrimit pa kufij,.
Rrugëtimi i tij artistik filloi në një kohë izolimi, por shumë shpejt u shndërrua në një udhëtim krijues të hapur, me ekspozita personale, pjesëmarrje në koloni artistike dhe përfshirje në evente mbështetëse të Artit si shërim.
Akili vazhdon të krijojë me përkushtim dhe ndershmëri, duke e ndërtuar ngadalë por sigurt gjurmën e tij në peizazhin e artit modern shqiptar.
Krijimtaria dhe Ekspozitat Personale:
Akili ka krijuar mbi 60 piktura deri më tani, të cilat i ka ekspozuar në ngjarje të ndryshme artistike, ankande bamirësie dhe ekspozita personale.
Ekspozita e parë personale – “Ngjyrat e Dashura të Akilit”, mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 3-5 nëntor 2022.
Ekspozita e dytë personale – “Bota e Akilit me Ngjyra”, zhvilluar në Galerinë e Arteve në Pejë më 3-4 mars 2023.
Ekspozita e tretë personale – Mbajtur më 25 maj 2023 në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, me rastin e ditës së shkollës.
Ekspozita e katërt personale – “Fjalët e Mia me Ngjyra”, organizuar në Etnofest nga 13 deri më 20 gusht 2023.
Ekspozita e pestë personale – Mbajtur në Prishtinë më 10-17 tetor 2023, organizuar nga “Artistët për Artistët” në lagjen Ulpiana.
Ekspozita e gjashtë personale – E hapur për tre javë në KultPlus më 13 shkurt 2024.
Ekspozita e shtatë personale – “Akili i Ngjyrave”, shoqëruar me hapjen e atelies së tij më 1 nëntor 2024.
Ekspozitat Kolektive dhe Eventet Artistike:
Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Prishtina-Art”, në Hotel Grand, Prishtinë (25-30 dhjetor 2023).
Ekspozita kolektive në Koloninë Ndërkombëtare Artistike “Prishtina-Art”, Grand Hotel (4-9 korrik 2024).
Ekspozita për personat me nevoja të veçanta, organizuar nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës më 3 dhjetor 2024, ku Akili prezantoi tre piktura.
Vlerësime dhe Dokumentarë:
Dokumentari biografik “Art Without Limit” për Akilin u shfaq premierë në Prishtinë më 1-3 dhjetor 2024.
Pjesëmarrja në ankande bamirësie dhe ekspozita kolektive ka ndihmuar Akilin të zhvillojë më tej dhuntinë e tij artistike.
–
English transliteration
–
Akil Dashevci is a young contemporary artist from Prishtina, who creates deeply sensitive and authentic works of art.
For him, painting is more than a form of expression – it is a way of living, a path to understanding the world, and a means of connecting with others on a deeper emotional level.
Akil discovered in art a free and unrestricted space – a diary without letters, where each brushstroke writes with emotion and builds a new language – an alphabet without words, a limitless form of writing.
His artistic journey began during a time of isolation, but quickly transformed into an open creative path, marked by solo exhibitions, participation in artistic colonies, and involvement in events that promote Art as Healing.
Akil continues to create with dedication and sincerity, steadily shaping his mark within the landscape of modern Albanian art.
Creations and Solo Exhibitions
Akil has created over 60 paintings so far, which have been showcased in various art events, charity auctions, and solo exhibitions.
First Solo Exhibition – “Akil’s Beloved Colors,” held at the National Library of Kosovo on November 3-5, 2022.
Second Solo Exhibition – “Akil’s World of Colors,” held at the Art Gallery in Peja on March 3-4, 2023.
Third Solo Exhibition – Held on May 25, 2023, at “Naim Frashëri” Primary School to celebrate the school’s anniversary.
Fourth Solo Exhibition – “My Words in Colors,” organized at Etnofest from August 13 to August 20, 2023.
Fifth Solo Exhibition – Held in Prishtina from October 10-17, 2023, organized by “Artists for Artists” in the Ulpiana neighborhood.
Sixth Solo Exhibition – Opened on February 13, 2024, and hosted for three weeks at KultPlus.
Seventh Solo Exhibition – “Akil of Colors,” accompanied by the opening of his art studio on November 1, 2024.
Collective Exhibitions and Artistic Events:
Participated in the International Art Colony “Prishtina-Art” at Grand Hotel, Prishtina (December 25-30, 2023).
Showcased work at the International Art Colony “Prishtina-Art” collective exhibition at Grand Hotel (July 4-9, 2024).
Contributed three paintings to an exhibition for people with special needs organized by the Prishtina Municipality’s Directorate of Culture on December 3, 2024.
Recognitions and Documentary:
A biographical documentary titled “Art Without Limit” about Akil premiered in Prishtina from December 1-3, 2024.
Participation in charity auctions and collective exhibitions has significantly reinforced his artistic development and nurtured his natural talent.
Inspiration for Others:
Despite his challenges with dyslexia and dysgraphia, Akil Dashevci has become an inspiring example for others, demonstrating that passion, perseverance, and art can pave the way to success. He continues to leave an indelible mark on contemporary Kosovar art and beyond.