-

Top Selection Barcelona 2026 – Official International Contemporary Art Prize Catalog
🎨 Top Selection Barcelona 2026 – International Contemporary Art Prize We are happy to announce that the official catalog for Top Selection Barcelona 2026 – International Contemporary Art Prize in Barcelona is now available! 🌍 Discover Contemporary Art Discover the selected artists, their works, and the creative talents featured in this international event dedicated to…
-

Akil Dashevci dhuron një pikturë në mbështetje të personave me osteoporozë
🎨 Kur arti bashkohet me humanizmin – Një gjest solidariteti nga Akil Dashevci Në mbështetje të personave që përballen me sëmundjen e osteoporozës, Akil Dashevci, si përfaqësues i komunitetit disleksik, dhuroi një pikturë, duke dëshmuar se arti mund të përcjellë mesazhe të fuqishme të dashurisë, shpresës dhe përkrahjes njerëzore. 🤝 Një kontribut artistik me vlerë…
“NGJYRAT TREGOJNË HISTORINË TËNDE”
Biografia e Artistit
Akil Dashevci, është një artist i ri bashkëkohor nga Prishtina, i cili krijon me ndjeshmëri të thellë dhe autenticitet vepra të pasura artistike.
Piktura për të është një formë shprehjeje, një mënyrë për të jetuar, për të kuptuar botën dhe për t’u lidhur me të tjerët në një nivel më të thellë emocional.
Akili gjeti në art një hapësirë të lirë e të pakushtëzuar – një ditar pa shkronja, ku çdo brushë shkruan me ndjenja dhe krijon një gjuhë të re – një alfabet pa fjalë, të shkrimit pa kufij,.
Në nëntor të vitit 2024, Akil Dashevci themeloi Fondacionin Akili, një nismë e dedikuar për mbështetjen e artit bashkëkohor, zhvillimin kulturor dhe përfshirjen e fëmijëve e të rinjve në procesin krijues. Përmes këtij fondacioni, Akili synon të ndërthurë artin me edukimin dhe vetëdijësimin shoqëror, duke i dhënë hapësirë zërave të rinj e diversë.
Më 1 qershor 2025, Fondacioni organizoi “Koloninë e parë për fëmijë dhe të rinj” në Lagjen e Artistëve në Ulpianë, pranë atelies së Akilit. Ky aktivitet u shndërrua në një hapësirë të lirë krijimtarie, ku fëmijët dhe të rinjtë patën mundësinë të shprehen përmes artit vizual dhe të punojnë përkrah artistëve të afirmuar.
Në vazhdën e aktiviteteve me karakter ndërgjegjësues, më 7 tetor 2025, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Disleksisë, Fondacioni Akili organizoi ngjarjen “Arti dhe Disleksia” në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Kjo ditë u shënua me diskutime dhe prezantime që theksuan rolin e artit në fuqizimin e personave me disleksi dhe në rritjen e pranimit të diversitetit të të nxënit.
Në të njëjtin kuadër, në bashkëpunim me komunitetin Defy Them dhe me pjesëmarrjen e tri bendeve muzikore, u mbajt një natë festive kushtuar Ditës së Disleksisë, e cila bashkoi artin pamor, muzikën dhe ndërgjegjësimin social në një atmosferë të hapur dhe gjithëpërfshirëse.
Nga 17 deri më 19 tetor 2025, Akil Dashevci mori pjesë në ekspozitën ndërkombëtare “Art Shopping” në Muzeun e Luvrit, Paris, në organizim të Paks Gallery. Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në prezantimin e artit bashkëkohor shqiptar në skenën evropiane.
“Art is the lie that enables us to realize the truth.”
– Pablo Picasso
Portfolio
Galeria

































Akili- Fuqia, guximi dhe vendosmëria që ndërton histori dhe frymëzon brezat`




