Akil Dashevci është një artist i ri bashkëkohor nga Prishtina, i cili krijon me ndjeshmëri të thellë dhe autenticitet vepra të pasura artistike.
Piktura për të është një formë shprehjeje, një mënyrë për të jetuar, për të kuptuar botën dhe për t’u lidhur me të tjerët në një nivel më të thellë emocional.
Akili gjeti në art një hapësirë të lirë e të pakushtëzuar – një ditar pa shkronja, ku çdo brushë shkruan me ndjenja dhe krijon një gjuhë të re – një alfabet pa fjalë, të shkrimit pa kufij,.
Rrugëtimi i tij artistik filloi në një kohë izolimi, por shumë shpejt u shndërrua në një udhëtim krijues të hapur, me ekspozita personale, pjesëmarrje në koloni artistike dhe përfshirje në evente mbështetëse të Artit si shërim.
Akili vazhdon të krijojë me përkushtim dhe ndershmëri, duke e ndërtuar ngadalë por sigurt gjurmën e tij në peizazhin e artit modern shqiptar.
Krijimtaria dhe Ekspozitat Personale:
Akili ka krijuar mbi 60 piktura deri më tani, të cilat i ka ekspozuar në ngjarje të ndryshme artistike, ekspozita personale dhe kolektive, si dhe në aktivitete e ankande bamirësie në Kosovë dhe jashtë saj.
Ekspozitat Personale
Ekspozita e parë personale – “Ngjyrat e Dashura të Akilit”
Mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 3–5 nëntor 2022.
Ekspozita e dytë personale – “Bota e Akilit me Ngjyra”
Zhvilluar në Galerinë e Arteve në Pejë, më 3–4 mars 2023.
Ekspozita e tretë personale
Mbajtur më 25 maj 2023 në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, me rastin e ditës së shkollës.
Ekspozita e katërt personale – “Fjalët e Mia me Ngjyra”
Organizuar në kuadër të Etnofest, nga 13 deri më 20 gusht 2023.
Ekspozita e pestë personale
Mbajtur në Prishtinë, më 10–17 tetor 2023, organizuar nga “Artistët për Artistët” në lagjen Ulpiana.
Ekspozita e gjashtë personale
E hapur për publikun për tre javë në KultPlus, duke filluar nga 13 shkurti 2024.
Ekspozita e shtatë personale – “Akili i Ngjyrave”
Mbajtur më 1 nëntor 2024, njëkohësisht me hapjen e atelies së tij artistike.
Ekspozitat Kolektive dhe Eventet Artistike
Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Prishtina-Art”
Pjesëmarrës në koloninë artistike të mbajtur në Hotel Grand, Prishtinë, më 25–30 dhjetor 2023.
Ekspozita kolektive – “Prishtina-Art”
Pjesëmarrës në ekspozitën kolektive të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Prishtina-Art”, në Grand Hotel, më 4–9 korrik 2024.
Ekspozita për personat me nevoja të veçanta
Më 3 dhjetor 2024, Akili mori pjesë në ekspozitën e organizuar nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, ku prezantoi tri piktura.
Pjesëmarrje dhe Arritje Ndërkombëtare – 2026
Festival de Cannes – Cannes, Francë | 15–17 maj 2026
Akili mori pjesë me dy piktura në një ekspozitë artistike të zhvilluar gjatë Festivalit të Filmit në Cannes, të organizuar nga PAKS Gallery dhe MAMAG Museum. Kjo pjesëmarrje shënoi një hap të rëndësishëm në prezantimin e krijimtarisë së tij artistike në skenën ndërkombëtare.
Kolonia e dytë “Flatrat që ndryshojnë botën” | 6 qershor 2026
U mbajt edicioni i dytë i kolonisë artistike për fëmijë dhe të rritur, “Flatrat që ndryshojnë botën”, një aktivitet që synon të bashkojë artin, kreativitetin dhe përfshirjen përmes krijimtarisë artistike.
Ekspozitë në Barcelonë, Spanjë | 9–12 korrik 2026
Akili mori pjesë me dy piktura në ekspozitën e mbajtur në Muzeun Picasso në Barcelonë, të organizuar nga PitturiAmo. Pjesëmarrja në këtë ekspozitë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik dhe në prezantimin e veprave të tij para një publiku ndërkombëtar.
–
English transliteration
–
Akil Dashevci is a young contemporary artist from Prishtina, who creates deeply sensitive and authentic works of art.
For him, painting is more than a form of expression – it is a way of living, a path to understanding the world, and a means of connecting with others on a deeper emotional level.
Akil discovered in art a free and unrestricted space – a diary without letters, where each brushstroke writes with emotion and builds a new language – an alphabet without words, a limitless form of writing.
His artistic journey began during a time of isolation, but quickly transformed into an open creative path, marked by solo exhibitions, participation in artistic colonies, and involvement in events that promote Art as Healing.
Akil continues to create with dedication and sincerity, steadily shaping his mark within the landscape of modern Albanian art.
Creations and Solo Exhibitions
To date, Akil has created more than 60 paintings, which he has presented at various artistic events, solo and group exhibitions, as well as charity events and auctions in Kosovo and abroad.
Solo Exhibitions
First Solo Exhibition – “Akil’s Beloved Colors”
Held at the National Library of Kosovo, November 3–5, 2022.
Second Solo Exhibition – “Akil’s World in Colors”
Held at the Art Gallery in Peja, March 3–4, 2023.
Third Solo Exhibition
Held on May 25, 2023, at “Naim Frashëri” Primary School, on the occasion of the school’s anniversary.
Fourth Solo Exhibition – “My Words in Colors”
Organized as part of Etnofest, August 13–20, 2023.
Fifth Solo Exhibition
Held in Prishtina, October 10–17, 2023, organized by “Artists for Artists” in the Ulpiana neighborhood.
Sixth Solo Exhibition
Opened to the public for three weeks at KultPlus, beginning on February 13, 2024.
Seventh Solo Exhibition – “Akil of Colors”
Held on November 1, 2024, alongside the opening of his own art studio.
Group Exhibitions and Artistic Events
International Art Colony “Prishtina-Art”
Participant in the international art colony held at Hotel Grand in Prishtina, December 25–30, 2023.
Group Exhibition – “Prishtina-Art”
Participant in the group exhibition of the International Art Colony “Prishtina-Art”, held at the Grand Hotel, July 4–9, 2024.
Exhibition Dedicated to People with Special Needs
On December 3, 2024, Akil participated in an exhibition organized by the Directorate of Culture of the Municipality of Prishtina, where he presented three paintings.
International Participations and Milestones – 2026
Festival de Cannes – Cannes, France | May 15–17, 2026
Akil participated with two paintings in an art exhibition held during the Cannes Film Festival, organized by PAKS Gallery and MAMAG Museum. This participation marked an important step in presenting his artistic work on an international stage.
Second Art Colony – “Wings That Change the World” | June 6, 2026
The second edition of the art colony for children and adults, “Wings That Change the World”, was held as an initiative bringing together art, creativity, and inclusion through artistic expression.
Exhibition in Barcelona, Spain | July 9–12, 2026
Akil participated with two paintings in an exhibition held at the Picasso Museum in Barcelona, organized by PitturiAmo. His participation represented another significant milestone in his artistic journey and in presenting his work to an international audience.
Participation in charity auctions and collective exhibitions has significantly reinforced his artistic development and nurtured his natural talent.
Inspiration for Others:
Despite his challenges with dyslexia and dysgraphia, Akil Dashevci has become an inspiring example for others, demonstrating that passion, perseverance, and art can pave the way to success. He continues to leave an indelible mark on contemporary Kosovar art and beyond.