Takimi mblodhi bashkë artistë, psikologë, pedagogë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të ndarë përvoja dhe ide mbi fuqinë që arti ka në procesin e të mësuarit, zhvillimit dhe përfshirjes së fëmijëve e të rinjve me disleksi.
Folësit e panelit:
Musë Prelvukaj
Arbana Hajredinaj
Shkëlzen Veseli
Dr. Havushe Dërvodeli Spahiu
Dr. Safa Boja Dashevci
Paneli u moderua me ndjeshmëri të veçantë nga znj. Vlora Merovci, e cila e udhëhoqi diskutimin në mënyrë të rrjedhshme dhe frymëzuese. Me pyetje të menduara, thellësi analitike dhe respekt ndaj secilit folës, znj. Merovci solli një dinamikë të ngrohtë dhe bashkëbiseduese që e bëri panelin një hapësirë reflektimi dhe frymëzimi për të gjithë të pranishmit.
Me praninë e saj, Fondacionin “Akili” e nderoi Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, e cila theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të bashkëpunimit të përbashkët në krijimin e hapësirave artistike për personat me disleksi.
Gjatë panelit u theksua se arti mund të shërbejë si urë lidhëse mes botës së brendshme të individit dhe shoqërisë, duke i mundësuar çdo personi me disleksi të shprehet lirshëm, të ndihet i fuqizuar dhe i përfshirë në mënyrë të barabartë e dinjitoze.
Ky diskutim vuri në pah edhe rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse, ku arti bëhet mjet komunikimi, vetëbesimi dhe zhvillimi personal për çdo individ.
🤍 Falënderime të veçanta për të gjithë panelistët, pjesëmarrësit dhe publikun që ndanën përvoja, ide dhe vizione për një qasje më humane e krijuese ndaj disleksisë.
Ndiqni më poshtë pamje dhe momente nga diskutimi
#ArtiDheDisleksia #FondacioniAkili #DitaNdërkombëtareeDisleksisë #Inkluzion #ArtiSiUre
Fondacioni “Akili” organizoi panelin e diskutimit me temën “Arti dhe Disleksia”, i cili u mbajt në Institutin e Historisë “Ali Hadri”

Share with
Tagged in :


