Arti si gjuhë universale – Perspektiva mbi disleksinë

Akil Avatar

🎨 Dita Ndërkombëtare e Disleksisë në Kosovë

Fondacioni Akili shënoi Ditën Ndërkombëtare të Disleksisë në Kosovë me temën:

“Arti si gjuhë universale – Perspektiva mbi disleksinë”

💬 Panel-diskutim mbi disleksinë dhe gjithëpërfshirjen

Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua një panel-diskutim me profesionistë nga fusha të ndryshme, ku u trajtuan sfidat, mundësitë dhe rëndësia e mbështetjes për personat me disleksi.

Mesazhi kryesor ishte i qartë: disleksia nuk e kufizon talentin, kreativitetin dhe potencialin e individit.

🤝 Falënderime dhe mirënjohje

Falënderojmë të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit, si dhe institucionet për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre:

  • Ministrinë e Shëndetësisë
  • Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
  • Ambasadën e Francës në Kosovë
  • Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

💙 Bashkë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse!

Fondacioni Akili

Tagged in :

Akil Avatar