,

Hapet Fine Art Cannes Biennale 2026: Kosova përfaqësohet nga artisti Akil Dashevci në Cannes

Akil Avatar

Është hapur zyrtarisht Fine Art Cannes Biennale 2026, që po zhvillohet nga 15 deri më 17 maj në Juliana Cannes, në kuadër të Festivalit të Filmit në Cannes, Francë. Ekspozita ndërkombëtare sjell së bashku artistë nga shumë vende të botës, duke e kthyer Cannes-in në një qendër të rëndësishme të artit bashkëkohor dhe kulturës globale.

Në këtë edicion, Kosova përfaqësohet nga artisti i ri nga Prishtina, AKIL Dashevci, i cili ekspozon punimet e tij krahas artistëve ndërkombëtarë në një platformë prestigjioze të artit pamor, shkruan KultPlus.

Dashevci, i njohur për stilin e tij me ngjyra të forta dhe shprehje emocionale, është një nga emrat në rritje të artit bashkëkohor kosovar. Ai ka nisur rrugëtimin e tij artistik gjatë pandemisë dhe pavarësisht sfidave personale, përfshirë edhe disleksinë, ka arritur të ndërtojë një gjuhë të veçantë vizuale, duke e përdorur artin si formë komunikimi dhe shprehjeje të brendshme.

Hapja e bienales u bë me vernisazhin zyrtar më 15 maj 2026, ku u prezantuan veprat e artistëve pjesëmarrës nga Evropa, Amerika, Azia dhe vende të tjera, në një atmosferë të mbushur me art dhe shkëmbim kulturor ndërkombëtar.

Ngjarja organizohet nga MAMAG Modern Art Museum nën kurimin e Heinz Playner, dhe prej vitesh shërben si një platformë paralele me Festivalin e Filmit në Cannes, duke bashkuar artin vizual me skenën ndërkombëtare të kulturës.

Në këtë edicion ekspozojnë edhe artistë të tjerë ndërkombëtarë si Tanja Playner, Nada Kelemen, Rebeccah Klodt dhe shumë të tjerë, duke sjellë një gamë të gjerë qasjesh artistike nga abstraksioni deri te arti konceptual bashkëkohor.

Pjesëmarrja e AKIL Dashevcit në këtë bienale vlerësohet si një tjetër sukses për artin kosovar në arenën ndërkombëtare, duke forcuar praninë e Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Evropë./KultPlus.com

Tagged in :

Akil Avatar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *