📢 TETORI ME FONDACIONIN AKILI

Akil Avatar

📢 TETORI ME FONDACIONIN AKILI

Muaji tetor sjell një sërë aktivitetesh të rëndësishme të organizuara nga Fondacioni Akili, me fokus në disleksinë, artin, shëndetin dhe gjithëpërfshirjen.

📅 7 TETOR | PRISHTINË

🕔 17:00–20:00

🎨 Dita Ndërkombëtare e Disleksisë në Kosovë

Panel-diskutim: “Arti si gjuhë universale – Perspektiva mbi disleksinë”

📍 Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri”

🎶 8 TETOR | “Deffy Them”

🕗 20:00

Një mbrëmje e veçantë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Disleksisë, në bashkëpunim me Fondacionin Akili.

🎸 Performancë: Babuka Blues Band

🎨 9 TETOR | PEJË

🕖 19:00

Hapja e ekspozitës së dhjetë personale të artistit të ri Akil Dashevci.

“Përtej Shkronjave – Arti si Gjuhë e Shprehjes”

📍 Galeria e Arteve, Pejë

🧵 14–15 TETOR | “Një fije nga unë”

Aktivitet në mbështetje të pacientëve me artrit reumatoid në Kosovë, me punime dore dhe vepra arti të realizuara nga pacientët në Klinikën e Reumatologjisë në Prishtinë.

💡 Projekt i ideuar nga dr. Safa Boja Dashevci.

🎓 22–24 TETOR

Fondacioni Akili në Kongresin e VIII të Mjekësisë

📌 Tema: “Qasja gjithëpërfshirëse dhe multidisiplinare në mbështetjen e personave me disleksi në Kosovë”

💙 Tetori është muaj i bashkimit, ndërgjegjësimit dhe gjithëpërfshirjes.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve tona dhe të kontribuojmë së bashku për një shoqëri ku çdo individ vlerësohet, dëgjohet dhe mbështetet.

📲 Na ndiqni për më shumë informacione.

Për informacione rreth datave, orareve dhe mënyrës së pjesëmarrjes, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Tagged in :

Akil Avatar