





Fondacioni Akili është një iniciativë e dedikuar për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë përmes artit dhe pikturës duke nxitur kreativitetin, vetëbesimin dhe ndërgjegjësimin për sfida si disleksia dhe disgrafia. I themeluar me frymëzimin dhe talentin e piktorit të ri Akil, fondacioni synon të krijojë hapësira ku arti bëhet një mjet shprehjeje, fuqizimi dhe ndryshimi social.Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative, ne synojmë të ofrojmë mbështetje për të rinjtë që përballen me sfida në procesin e të nxënit, duke i inkurajuar ata të shprehin veten dhe të zhvillojnë potencialin e tyre krijues.
Në tetor 2025, Fondacioni Akili do të organizojë një seri aktivitetesh që lidhen me ndërgjegjësimin për disleksinë dhe shëndetin mendor, përfshirë ekspozita artistike, projeksione filmash informues, diskutime dhe një projekt mural në hapësirën publike.Ne besojmë se arti ka fuqinë për të ndryshuar jetë dhe për të ndërtuar një shoqëri më të hapur e gjithëpërfshirëse. Bashkohuni me ne në këtë mision dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!









Leave a Reply