Fondacioni Akili zhvilloj takim me z. Édouard Mayoral, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor pranë Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Drejtor i Institutit Francez të Kosovës.

Akil Avatar

Fondacioni Akili pati kënaqësinë të zhvillojë një takim me z. Édouard Mayoral, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor pranë Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Drejtor i Institutit Francez të Kosovës.
Gjatë takimit, znj. Safa Boja Dashevci prezantoi organizimin e Ditës Ndërkombëtare të Disleksisë, e cila do të mbahet më 7 tetor 2026, për herë të dytë në Kosovë, nën organizimin e Fondacionit Akili. Z. Mayoral shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e kësaj nisme.

Në shenjë mirënjohjeje, Fondacioni Akili i dhuroi z. Mayoral dy katalogë të pjesëmarrjes së Akil Dashevcit në Carrousel du Louvre dhe në Festivalin e Filmit në Cannes, si dëshmi e promovimit të artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të dyja palët shprehën vlerësimin për këtë takim dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në mbështetje të kulturës, artit dhe ndërgjegjësimit për disleksinë.

#FondacioniAkili #Disleksia #DitaNdërkombëtareEDisleksisë #Kosova #InstitutiFrancez #AmbasadaEFrancës #Bashkëpunim #Arti #Kultura

Tagged in :

Akil Avatar